Besnik Tahiri: Nëse hyn në garë për president, Ramush Haradinaj e fiton

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kryetari i partisë së tij, Ramush Haradinaj, do të ishte fitues nëse do të kandidonte për president të Kosovës. Tahiri u shpreh i bindur se një kandidaturë e Haradinajt do të siguronte mbështetje të mjaftueshme politike dhe vota në Kuvend. “Së me ba me hi në garë, Ramushi e fiton. Absolutisht e fiton. Kur në garë vjen një figurë si Ramush Haradinaj dhe kushdo tjetër, ajo është tjetër muhabet. Unë jam i bindur që kemi vota”, deklaroi ai. Komentet e Tahirit vijnë në kohën kur skena politike në vend po zhvillon diskutime për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa partitë parlamentare ende nuk kanë bërë publike emrat zyrtarë të kandidatëve potencialë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Hagë kanë nisur deklaratat përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve për administrimin e drejtësisë

Në Hagë, sot ka nisur faza e deklaratave përfundimtare në rastin ku ish-presidenti i Kosovës, …