Elisa Spiropali: Brenda 2026-ës pritet mbledhje e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se brenda këtij viti pritet të organizohet një takim i përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Spiropali theksoi se qëllimi i këtij takimi do të jetë shqyrtimi i marrëveshjeve të nënshkruara deri tani dhe avancimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët. “Besojmë fort që ka ardhur koha që brenda 2026-ës të kemi një takim të përbashkët të dy qeverive, në Shqipëri ose Kosovë, ku të diskutohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tani, si dhe mundësitë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja”, tha ajo. Takimi pritet të shërbejë si një hap konkret për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për koordinimin e politikave në sektorët strategjikë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …