Qirez Likoshan

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit

28 shkurti i vitit 1998 shënon Betejën e  Qirezit e Likoshanit, që ishte përballja e dytë e fuqishme e luftëtarëve të lirisë kundër policisë serbe, pas Betejës së Ludovikut ( Rezallë e Re) më 26 nëntor të vitit 1997, të cilën e kishte udhëhequr kryekomandanti, Adem Jashari me trimat e tij  dhe që dy ditë më pas rezultoi me  daljen publike të UÇK-së, më 28 nëntor të po atij viti, në fshatin Llaushë. Më 28 shkurt  të vitit 1998 pas luftimeve me policinë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës,  kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, kanë rënë në luftime të drejtpërdrejta,  më pas kanë rënë edhe Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli. Atë ditë janë kanë marrë plagë lufte edhe shumë luftëtarë të UÇK-së. Serbët, në shenj hakmarrjeje mizore për pësimet përballë luftëtarëve të lirisë iu kishin drejtuar popullatës civile ku kishin derdhur mllefin e mizorinë barbare. Më 28 shkurt ata  kanë masakruar 20 pjesëtarë të popullatës civile: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun, (shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.

Kontrolloni gjithashtu

Nis dëshmia e parë në procesin “Thaçi II”, dëshmitari paraqitet nën masa të rrepta mbrojtëse

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkë-të akuzuarve ka hyrë në një …