Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar ka dalë me një njoftim zyrtar duke u bërë thirrje shtetasve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Katar të tregojnë kujdes maksimal, në kuadër të rritjes së tensioneve në rajon. Sipas njoftimit, ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës së sigurisë, që mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara për qytetarët.
Ambasada ka këshilluar qytetarët kosovarë që:
-
të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave;
-
të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore;
-
të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.
Në njoftim theksohet se Ambasada do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet dhe do të informojë qytetarët për çdo ndryshim të situatës.
Për raste urgjente, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Doha mund të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës: +974 5055 9453.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
