Zgjedhja e presidentit në Kosovë ndër vite e shoqëruar me kriza, katër ditë para afatit ende pa kandidat zyrtar

Që nga paslufta, procesi i zgjedhjes së presidentit në Kosovë është shoqëruar shpesh me kriza politike dhe mungesë stabiliteti institucional, ndërsa katër ditë para afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ende nuk ka një emër zyrtar në tavolinë. Sipas Kushtetutës, presidenti përfaqëson unitetin e popullit, por praktika mbi dydekadëshe ka treguar se kjo pozitë ka qenë kryesisht rezultat i kalkulimeve dhe kompromiseve ndërpartiake. Njohësi i çështjeve politike, Artan Alijaj, vlerëson se historikisht presidenti ka qenë produkt i marrëveshjeve politike dhe rrallëherë figurë unifikuese për qytetarët. Megjithëse afati po afrohet, partia në pushtet ende nuk ka propozuar një kandidat zyrtar, pavarësisht gatishmërisë së shprehur nga Osmani për një mandat të dytë. Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderë opozitarë, përfshirë kryetarin e PDK-së dhe atë të LDK-së, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: PDK ofroi kandidatin për president

Kryetari i Partise  të Demokratike  Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që ai drejton …