Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në Iran, duke vlerësuar se ndryshimet politike në këtë shtet mund të kenë implikime të drejtpërdrejta edhe për Kosovën. Në një video të publikuar në rrjete sociale, Hoxhaj i cilësoi sulmet e partnerëve amerikanë ndaj regjimit iranian dhe vrasjen e liderit suprem Ali Khamenei si një moment me rëndësi globale. Sipas tij, regjimi iranian ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj Kosovës dhe ka ndikuar në pengimin e njohjeve ndërkombëtare të saj. Ai deklaroi se Irani historikisht ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe, si aleat i Rusisë dhe Serbisë, ka ndikuar që disa vende të mos marrin vendime pozitive për njohjen e shtetit kosovar. Sipas Hoxhajt, një ndryshim regjimi në Iran do të mund të sillte demokratizim të brendshëm dhe riorientim të politikës së jashtme drejt vendeve perëndimore, çka sipas tij mund të çonte edhe në njohjen e Kosovës. Ai shtoi se një zhvillim i tillë do të ishte i ngjashëm me ndryshimet e politikës së jashtme që, sipas tij, kanë ndodhur në vende të tjera pas ndryshimeve të regjimeve politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
