Smakaj, Kilaj e Fazliu kërkojnë lehtësim të kushteve, Thaçi ankohet për përkthimin

Në seancën e sotme të gjykatës speciale ne Hagë, të akuzuarit Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu kërkuan nga gjyqtari i vetëm ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht. Megjithatë, në seancë nuk u elaboruan në detaje kërkesat e palëve mbrojtëse. Lidhur me këtë, Zyra e Prokurorit të Specializuar shprehu kundërshtime dhe u obligua që parashtrimet e saj t’i zgjerojë në një fazë të mëvonshme. Gjatë seancës, i pranishëm përmes video-lidhjes, Hashim Thaçi u ankua për mungesë të përkthimit adekuat. Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, Thaçi, Smakaj, Fazliu, Kilaj dhe Hajredin Kuçi u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që u vihen në barrë.

Kontrolloni gjithashtu

Katari mbulon shpenzimet e hoteleve për turistët e bllokuar, njofton Ambasada e Kosovës në Doha

Ambasada e Kosovës në Doha ka njoftuar se autoritetet e Katar kanë vendosur të mbulojnë shpenzimet e akomodimit …