Mijëra urime të përzemërta për ditëlindjen e profesor Ahmet Qeriqit, drejtorit të RKL-së, në 78-vjetorin e lindjes

Fiknete Mazrekaj kujton Ahmet Qeriqin në njëvjetorin e ndarjes nga jeta

Fiknete Mazrekaj, motra e dëshmorëve Tahir Mazrekaj dhe Agim Mazrekaj, ka kujtuar njëvjetorin e ndarjes nga jeta të profesor Ahmet Qeriqi, duke e përshkruar atë si një njeri të dijes, sakrificës dhe qëndresës. Sipas saj, Baci Ahmet i përkiste brezave të burrave të mëdhenj që qëndruan të pathyeshëm dhe nuk u përulën para padrejtësive ndaj kombit. Ai mbolli frymën e atdhedashurisë dhe besimin se sakrifica dhe gjaku i derdhur për liri nuk harrohen kurrë. Mazrekaj theksoi se edhe pse sot nuk është më fizikisht me ne, vepra dhe shpirti i tij patriotik do të jetojnë përgjithmonë në zemrat e atyre që njohin këto vlera. “Baci Ahmet, trashëgimia jote mbetet zë i zemrës, flakë lirie dhe krenari e përjetshme në atdheun tonë të lirë,” u shpreh ajo.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …