Ramiz Lladrovci pas takimit me Haxhi Shalën: Procesi në Hagë larg të besueshmes

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim emocional me ish-komandantin e UÇK-së, Haxhi Shala, pas një kohe të gjatë pa u parë, ku kanë rikujtuar ngjarje dhe përjetime të lidhura me procesin gjyqësor në Hagë. Lladrovci ka theksuar se diskutimet janë fokusuar veçanërisht në pasojat e një procesi që ai e cilësoi si të padrejtë, duke shtuar se zhvillimet në gjykaten speciale në Hagë kanë ngritur shumë pikëpyetje për besueshmërinë e drejtësisë. Sipas tij, dëshmitarët jokredibilë, trajtimi i pabarabartë i palëve dhe akuza që, siç tha ai, ngjasojnë me ato të ish-regjimit jugosllav, e bëjnë të lëndueshme drejtësinë e proklamuar nga kjo gjykatë. Ai ka shtuar se me Haxhi Shalën, i njohur si “Komandant Topi”, kanë diskutuar edhe për rrethanat e burgimit të tij për më shumë se dy vjet, akuzat me të cilat u përball dhe lirimin e tij nga paraburgimi. Në fund të takimit, në shenjë nderimi, Lladrovci i ka dhuruar librin “Përjetësia e dyfishtë” të autorit Bedri Islami, kushtuar heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa: Toka e Kosovës s’është “dhuratë” e askujt

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar pas deklaratave të …