Prodhimi i energjisë elektrike nga gazi natyror është rikthyer në qendër të debatit publik në Kosovë, pas një periudhe heshtjeje institucionale dhe mungese vendimesh konkrete. Kosova mbetet ndër vendet më të varura nga qymyri në Evropë, me rreth 90% të energjisë elektrike të prodhuar nga termocentralet e vjetra “Kosova A” dhe “Kosova B”, të cilat janë gjithashtu ndotës kryesorë industrialë. Ekspertët vlerësojnë se pa rrjet gazsjellësish dhe infrastrukturë institucionale të zhvilluar, integrimi i Kosovës në tregun ndërkombëtar të gazit mbetet një sfidë afatmesme. Admir Shala nga kompania “Codema” në Dublin thekson se fillimi i furnizimit me gaz natyror kërkon ndërtimin e një sistemi të plotë fizik dhe rregullator, ndërsa strategjia energjetike 2022-2031 parashikon vetëm hartimin e një masterplani pa vendime konkrete.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
