Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar protestat studentore të vitit 1981 në Kosovë, duke nderuar guximin dhe sakrificën e studentëve që dolën në rrugë për të kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet për popullin shqiptar. Përmes një postimi në Facebook, Hamza theksoi se historia e Kosova është ndërtuar edhe nga guximi i studentëve të asaj kohe, të cilët sfiduan padrejtësinë dhe represionin. “Në marsin e vitit 1981, studentët u ngritën në emër të popullit tonë, duke kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet. Historia e Kosovës është shkruar edhe nga ata hapa të guximshëm të tyre, që dolën në rrugë pa frikë, duke sfiduar padrejtësinë dhe hapur rrugën drejt së ardhmes”, ka shkruar Hamza. Ai ka shprehur gjithashtu nderim për të gjithë pjesëmarrësit në Protestat e vitit 1981 në Kosovë, duke theksuar se kontributi i tyre mbetet një kapitull i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
