Olivier Guérot, nuk komenton akuzat e Rrustemit për Gjykatën Kushtetuese

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka refuzuar të komentojë deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili kishte pretenduar se vizitat e disa ambasadorëve po e dëmtojnë Gjykatën Kushtetuese e Kosovës. “Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment”, tha shkurt Guérot kur u pyet nga gazetarët për këto deklarata. Ambasadori francez u pyet edhe për takimin që kishte zhvilluar të premten me kryeministrin Albin Kurti, pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, ai nuk dha detaje për përmbajtjen e bisedës, duke thënë se diskutimet do t’i mbajë për momentin konfidenciale, u shpreh ai. Guérot i bëri këto komente pas një aktiviteti të përbashkët me Komunën e Prishtinës, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave viktima të dhunës.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …