Edita Tahiri: Përplasjet Osmani–Kurti po ia dëmtojnë imazhin Kosovës në botë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me përplasjet e fundit politike mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Përmes një reagimi publik, Tahiri ka vlerësuar se këto përplasje politike po e dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se zhvillimet e fundit janë bërë edhe pjesë e raportimeve në mediat botërore. Sipas saj, situata e krijuar nuk i shërben interesit të vendit dhe rrezikon të ndikojë negativisht në perceptimin ndërkombëtar për Kosovën. Tahiri u ka bërë thirrje liderëve institucionalë që të reflektojnë dhe të vendosin interesin e shtetit para interesave personale apo politike. “Kosova në titujt e mediave botërore për përplasjet Osmani–Kurti. Kjo ia dëmton imazhin Kosovës në botë,  të mendojnë për Kosovën, jo për veten”, ka shkruar Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Presidentja ka respektuar Kushtetutën, mosveprimi do të ishte shkelje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se presidentja Osmani ka …