Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt të për vitin 2026. Në këtë mbledhje mori pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati dhe Zëvendëskryetari, Vesel Krasniqi.
Mbledhja filloi me pikën jashtë rendit të ditës, ku asamblistët ngritën disa çështje nga infrastruktura dhe çështjet tjera me interes për qytetarë.
Fillimisht, Kryetari Kastrati i përgëzoi për punë të suksesshëm, asamblistët e zëvendësuar si dhe ata që tashmë janë me mandat qytetarë për bashkëpunim në interes të qytetarëve përmes realizimit të projekteve e të cilat krijojmë një zhvillim më të madh ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët tanë.
Në vazhdim Kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, prezantoi përbërjen e qeverisë lokale që nga zëvendëskryetari, Vesel Krasniqi si dhe drejtorët e drejtorive me nga një historik biografik të punës së tyre, duke ju uruar shëndet dhe efikasitet si dhe përgjegjësitë që i presin për këto katër vite.
Më pas me plotësim- ndryshim u miratua rendi i punës për këtë mbledhje dhe pas diskutimeve u miratuan këto pika:
Dhënia e betimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal, z. Astrit Sertolli, z. Skënder Zogaj dhe z. Hamza Bytyçi.
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -I-(parë) urgjente të mbajtur me datë: 12.01.2026, Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -II-(dytë) të jashtëzakonshme të mbajtur me datë: 20.01.2026. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/448 datë:02.03.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, në lidhje me kërkesën e Shoqatës Bamirëse “Jetimet e Ballkanit” për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Komunës së Malishevës nr.02/359, datë:11.08.2022.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/390 datë:23.03.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për formimin e Komisionit Vlerësues, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike përmes thirrjes së interesit publik sipas vendimeve të Kuvendit nr.02/121, datë:08.03.2024 dhe nr.02/142, datë:23.05.2025 dhe u formuan komisionet.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr. 01/391,datë 23.02.2026 e parashtuar nga Kryetari i Komunës, për fomimin e komisionit të ankesave, konform nenit 18,të Ligjit nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës.Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Komunal nr.01/459, datë: 04.03.2026 mbi Vlerësimin e Dëmeve nga FNFT.Formimi i Komisionit për Hartimin e Planit të Punës së Kuvendit.Formimi i Komisionit për ndryshim-plotësim të Statutit të Komunës.
Propozim- Formula për zgjedhjen e delegatëve të Komunës për Kuvend të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Me këto pika të debatuar dhe të miratuar nga asamblistët, përfundoi mbledhja e parë e rregullt e KK të Malishevës.