Blerta Deliu ngre dyshime për marrëveshjen me BE-në: A po amnistohen strukturat paralele?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka shprehur shqetësime lidhur me marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimi Evropian për njohjen e përkohshme të dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele serbe. Deliu rikujtoi deklaratat e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti, i cili këto struktura i kishte cilësuar si “banda të udhëhequra nga Milan Radojčić”. Ajo theksoi se ka shumë paqartësi rreth kësaj marrëveshjeje, duke ngritur pyetje nëse bëhet fjalë për një lloj amnistimi të këtyre strukturave apo për fillimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë. “Kurti jo rrallë i ka quajtur strukturat paralele banda që udhëhiqen nga Radojçiqi, prandaj kam shumë pyetje dhe do të doja të di nëse kjo është një amnisti për to, apo fillim i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit”, deklaroi Deliu. Sipas saj, procesi i dialogut është zhvilluar për një kohë të gjatë pa transparencë të mjaftueshme, duke lënë hapësirë për dilema mbi përmbajtjen dhe implikimet e marrëveshjeve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …