Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: BE të nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës për statusin e kandidatit

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka vlerësuar se momenti aktual duhet të shfrytëzohet nga Bashkimi Evropian për të avancuar procesin integrues të Kosova. Në një reagim publik, Bushati theksoi se konfirmimi nga Komisioni Evropian për heqjen e plotë të masave dhe lirimin e ndihmës financiare për Kosovën duhet të shënojë fillimin e një faze të re të angazhimit. Sipas tij, tashmë është koha që Bashkimi Evropian ta shqyrtojë seriozisht aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat. “Konfirmimi i sotëm nga Komisioni Evropian për heqjen e masave dhe lirimin e të gjithë ndihmës financiare për Kosovën duhet të hapë një fazë të re të angazhimit produktiv: koha për të nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, ka deklaruar Bushati. Ndërkohë, përfaqësuesi i Komisioni Evropian, Jiri Plecity, ka konfirmuar se të gjitha masat financiare ndaj Kosovës janë hequr dhe se pritet një riangazhim i plotë me institucionet kosovare. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur drejt agjendës së BE-së”, ka thënë ai. Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në vitin 2023 dhe përfshinin pezullimin e një pjese të financimit si dhe kufizimin e takimeve dypalëshe ndërmjet zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria ka bërë një hap historik në politikën e jashtme, duke shpallur Iranin si shtet mbështetës të terrorizmit

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, përmes një postimi në platformën X, ka falenderuar …