Bashkimi Demokratik për Integrim sot del me të dhëna konkrete dhe një analizë të detajuar lidhur me mosintervenimin e Qeverisë përballë rritjes dramatike të çmimeve të derivateve të naftës.
Duke u bazuar në konsumin vjetor, mujor dhe ditor në Maqedoninë e Veriut, rezulton se konsumi i derivateve të naftës për transport arrin rreth 720.000 ton në vit, përkatësisht:
• Konsumi mujor: 60.000 ton (60 milionë litra)
• Konsumi javor: 15.000 ton (15 milionë litra)
• Konsumi ditor: 2.000 ton (2 milionë litra)
Mosndërhyrja e Qeverisë po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685.000 euro në ditë, ose mbi 5.15 milionë euro në javë.
Vetëm gjatë dy javëve të fundit, qytetarët kanë paguar mbi 10 milionë euro më shumë për derivate të naftës.
Rritja e çmimeve prej 21 denarë për litër ka goditur drejtpërdrejt qytetarët që udhëtojnë drejt Shkupit:
• Qytetarët e Tetovës: rreth 600 euro më shumë në vit/qytetarë
• Qytetarët e Gostivarit: rreth 780 euro më shumë në vit/qytetarë
• Qytetarët e Kumanovës: rreth 579 euro më shumë në vit/qytetarë
Këto janë shifra alarmante që rëndojnë drejtpërdrejt mbi buxhetin familjar dhe përkeqësojnë standardin jetësor të qytetarëve.
Prandaj, kërkojmë masa urgjente nga Qeveria për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë nga kjo barrë e papërballueshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
