Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i hiqen kufizimet për vizita tek ish-presidenti Hashim Thaçi, ndërsa për dhjetë të tjerët masat mbeten në fuqi. Vendimi, i marrë nga gjyqtari i vetëm Christoph Gosnell më 16 janar 2026 dhe i publikuar më 16 mars, ngre sërish pikëpyetje mbi standardet e barazisë në trajtimin e vizitorëve dhe transparencën e plotë të procesit. Personi në fjalë kishte zhvilluar më parë disa vizita të monitoruara pa u evidentuar shkelje, çka u përdor si argument për heqjen e kufizimeve. Mbrojtja e Thaçit ka insistuar se masat kufizuese janë bërë të panevojshme dhe joproporcionale, sidomos pas përfundimit të fazës së paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Sipas saj, nuk ka pasur incidente dhe rreziku për ndikim mbi dëshmitarët është minimal. Megjithatë, gjykata ka mbajtur në fuqi ndalimet për shumicën e vizitorëve, duke arsyetuar se ekziston ende rreziku i zbulimit të informacionit konfidencial dhe ndërhyrjes në procesin gjyqësor. Kjo qasje selektive, sipas vëzhguesve, mund të interpretohet si një balancim i kujdesshëm mes sigurisë procedurale dhe të drejtave të të akuzuarit, por njëkohësisht lë hapësirë për kritika mbi mungesën e një standardi unik.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës paguajnë deri në 650 euro më shumë në vit për shkak të rritjes së çmimeve

Qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës paguajnë deri në 650 euro më shumë në vit për shkak të rritjes së çmimeve

Bashkimi Demokratik për Integrim sot del me të dhëna konkrete dhe një analizë të detajuar …