Kadri Kryeziu: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, dekretimi i presidentes është detyrë kushtetuese

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se në kushtet aktuale kushtetuese dhe politike, Kosova duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë presidentin. Kryeziu theksoi se interpretimi përfundimtar i Kushtetutës i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese dhe se opinione të tjera publike mbeten vetëm orientime dhe rekomandime. Ai shtoi se norma kushtetuese shpesh është e paqartë dhe kërkon interpretim profesional. Për dekretin e Vjosa Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, Kryeziu tha se presidentja ka vepruar sipas detyrimeve kushtetuese dhe jo thjesht mbi të drejtën e saj: “E ka bërë këtë jo që ka pasur të drejtë, por ka pasur detyrë”. Ai argumentoi se dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e presidentit aktivizon mekanizmat kushtetues për shpërndarjen e tij dhe se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme për situatën aktuale. Kryeziu gjithashtu komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të veprimeve, duke e cilësuar si një masë procedurale që mund të zgjasë deri në tre muaj, por duke nënvizuar se dekreti i presidentes tashmë ka hyrë në fuqi. Ai kritikoi interpretimet politike të Kushtetutës, duke theksuar se mungesa e kompromisit politik është një nga arsyet kryesore që po çon vendin në kriza institucionale, dhe paralajmëroi se zvarritja e proceseve mund të ndikojë negativisht në funksionimin e shtetit dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Opozita duhet të vendosë vijat e kuqe dhe të refuzojë bashkëpunimin me Albin Kurtin

Dardan Molliqaj ka deklaruar se moszgjedhja e presidentit nuk është rezultat i mungesës së vullnetit …