Peter Sorensen raporton në OKB për marrëveshjen me Qeverinë Kurti dhe avancimin e Marrëveshjes së Ohrit

Peter Sorensen ka informuar një zyrtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për marrëveshjen e fundit të arritur me Albin Kurti lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt. Diplomati danez vlerësoi se marrëveshja u mundësua falë frymës konstruktive dhe pragmatike që ka shoqëruar bisedimet, duke theksuar gjithashtu nevojën për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. “Pata një bisedë të mirë mbi zhvillimet e fundit në Dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që e bëri të mundur marrëveshjen e fundjavës së kaluar dhe nevojën për të avancuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Pres me padurim më shumë diskutime në UN javën e ardhshme,” shkroi Sorensen, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit diplomatik në kuadër të institucioneve ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …