Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar të kenë ndodhur në komunikacion. Në disa prej tyre, ka pasur edhe të lënduar por fatmirësisht pa fatalitet. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë janë regjistruar gjithsej 42 aksidente trafiku. Prej tyre, 20 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ndërsa 22 të tjera kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se krahas menaxhimit të aksidenteve, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 807 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
