FSK pjesë e “Mittelmark 2026” në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani, përkrah forcave të shteteve partnere, duke dëshmuar avancimin e kapaciteteve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ushtrim është tregues i përkushtimit të vazhdueshëm të Kosovës për zhvillimin e sektorit të mbrojtjes dhe integrimin në strukturat euroatlantike të sigurisë. Sipas tij, FSK është e integruar në strukturat e ushtrisë gjermane gjatë këtij ushtrimi, duke kontribuar në fushën e transportit dhe mbështetjes logjistike, çka reflekton nivel të lartë profesionalizmi dhe ndërveprueshmërie me partnerët ndërkombëtarë. Ky angazhim, sipas Maqedoncit, rikonfirmon rolin e Kosovës si partnere e besueshme në operacionet shumëkombëshe dhe në ndërtimin e një arkitekture të qëndrueshme të sigurisë në nivel ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …