Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren ndryshime serioze në vendimmarrjen dhe strukturat e partisë, rezultatet në zgjedhjet e ardhshme do të mbeten të njëjta apo edhe më të dobëta. Në një opinion të tij, Lladrovci ka vënë në pikëpyetje performancën e lidershipit aktual të PDK-së, duke theksuar se mungesa e meritokracisë, përfshirja e kufizuar e ideve të reja dhe dobësitë organizative në degë po e dëmtojnë subjektin politik. Sipas tij, opozita nuk ka arritur të ofrojë alternativë të fortë përballë qeverisjes aktuale. Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e një strategjie të qartë politike dhe të një gare të brendshme të shëndoshë, duke sugjeruar se riciklimi i figurave dhe përjashtimi i zërave të rinj po e frenojnë zhvillimin e partisë. Lladrovci paralajmëron se pa reforma të brendshme, PDK rrezikon jo vetëm rezultate të dobëta, por edhe përçarje të mëtejshme në strukturat e saj. Në fund, ai thekson se edhe zhvillimet politike institucionale, përfshirë vendimet e Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe proceset rreth zgjedhjes së presidentit, nuk do ta përmirësojnë situatën nëse vetë partitë nuk ndryshojnë qasje dhe nuk ofrojnë zgjidhje reale për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …