Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Kurti synon të krijojë sistem autoritar duke kapur Presidencën

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë për të gjetur një zgjidhje rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Sipas Tahirit, kryeministri Albin Kurti synon të vendosë një kandidat partiak në Presidencë, duke synuar të marrë nën kontroll tri pushtetet: Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë. “Në këtë situatë kemi ardhur për shkak se LV-ja, me vetëm 66 vota, ka vendosur në ditët e fundit të propozojë kandidat të partisë së vet, në mënyrë që ta kapë pozicionin e presidentit dhe tri pushtetet të jenë në dorën e tyre, edhe pse nuk i takon, sepse nuk i ka 80 vota. Të shohim nëse Vetëvendosje do të reflektojë gjatë këtyre 34 ditëve për një president që përfaqëson unitetin e popullit. Deri tani nuk e kemi parë. Ajo që kemi parë është se Kosova paska mbetur vetëm në njerëz të LVV-së, kjo nuk duhet të ndodhë në demokraci,” tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton masakrat e marsit 1999: Thirrje për drejtësi dhe kujtesë të përhershme

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar viktimat e masakrave të kryera nga forcat serbe …