Asociacioni në nyje politike: Presion ndërkombëtar dhe dilema strategjike për Kosovën

sh-shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pranuar se qëndrimi për dërgimin e draftit në Kushtetuese është mbajtur për një kohë të gjatë pa rezultate konkrete. Sipas tij, vazhdimi i kësaj qasjeje pa lëvizje reale nuk i shërben askujt dhe kërkon një qasje më pragmatike diplomatike. Nga ana tjetër, lidhja e vazhdueshme e kësaj teme me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshilli i Evropës – të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm – po interpretohet si kushtëzim politik që e vendos Kosovën përballë zgjedhjeve të vështira strategjike. Në këtë kontekst, debati për Asociacionin mbetet një nga temat më të ndjeshme politike, ku përplasen kërkesat ndërkombëtare për zbatim marrëveshjesh dhe shqetësimet e brendshme për sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …