Përparim Rama ndalon ekspozitën në Prishtinë: “Fyerje ndaj viktimave dhe shtrembërim i historisë”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së vendosur në sheshin e kryeqytetit, duke njoftuar pezullimin e menjëhershëm të lejes për zhvillimin e saj. Sipas Ramës, kjo ekspozitë, e financuar nga Kuvendi i Kosovës, paraqet një version të pasaktë dhe të papranueshëm të Masakra në Burgun e Dubravës, duke cenuar rëndë kujtesën kolektive dhe dinjitetin e qytetarëve. Ai theksoi se nuk do të lejohet që hapësirat publike të kryeqytetit të përdoren për përmbajtje që, sipas tij, fyejnë viktimat dhe shtrembërojnë të vërtetën historike. Përveç pezullimit të ekspozitës, Rama ka kërkuar edhe përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e këtij projekti, duke e cilësuar atë si një veprim skandaloz dhe të papranueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohen dy të dyshuar për masakrën e 23 civilëve shqiptarë në Zubin Potok – akuzohen për plaçkitje dhe ekzekutim gjatë luftës

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile shqiptare …