Në fshatrat Retijë dhe Opterushë u bënë homazhe pranë varreve të dëshmorëve, duke rikujtuar sakrificën e tyre sublime për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Në këtë aktivitet përkujtimor mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të përhershëm të atyre që dhanë jetën për atdheun.
NË RETIJË PËRKUJTUAM DËSHMORËT DHE MARTIRËT E LIRISË
Në Retijë, dhimbja dhe krenaria bashkohen në kujtim të atyre që ranë për lirinë e Kosovës. Së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë, përkujtuam dëshmorët dhe martirët e këtij fshati, që u përballën me terrorin dhe dhunën e regjimit pushtues serb.
Serbia fashiste, edhe në këtë rast, përdori taktikat e saj mizore, duke vrarë, masakruar dhe dëbuar të gjithë: pleq e të rinj, gra e fëmijë, pa kursyer askënd.
Sot, me përulje dhe nderim, kujtuam 3 dëshmorët, 17 martirët e vrarë dhe 2 të zhdukurit nga ky fshat, të cilët me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë.
NË OPTERUSHË, HISTORIA ËSHTË PLAGË E HAPUR
Opterusha mban në kujtesën e saj plagët më të rënda të historisë sonë, dhimbjen që nuk shuhet dhe heroizmin që nuk harrohet asnjëherë. Sot, së bashku me bashkëpunëtorë, me këshillin e fshatit dhe me përfaqësues të OVL-së në Rahovec e qytetarë të shumtë, u mblodhëm për të nderuar kujtimin për 5 dëshmorët dhe për 27 qytetarët e paarmatosur që u vranë e u masakruan nga pushtuesi serb. Katër prej tyre ende mbeten të pagjetur, edhe një padrejtësi ende e pandëshkuar që rëndon mbi ne të gjithë.
Me përulje të thellë kujtojmë sakrificën e tyre për lirinë tonë