OVL e UÇK-së paralajmëron vazhdimin e protestave nëse nuk ka reagim institucional

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që iu bashkuan protestës simbolike të organizuar sot nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Përmes një njoftimi publik, kjo organizatë theksoi se protesta ishte një reagim ndaj, siç u shpreh, tendencave për shtrembërimin e historisë së luftës çlirimtare në Kosovë. OVL e UÇK-së,  bëri të ditur se, nëse nuk do të ketë reflektim nga institucionet e vendit ndaj kërkesave të tyre, aktivitetet protestuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Sipas njoftimit, për çdo veprim të radhës, opinioni publik do të informohet me kohë, ndërsa organizata ritheksoi përkushtimin për të kundërshtuar çdo përpjekje që, sipas saj, cenon të vërtetën historike të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Anulimi i Korridorit 8, BDI akuzon qeverinë për bllokim strategjik dhe mungesë transparence

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër pas konfirmimeve se segmenti Trebenishtë–Qafë Thanë i Korridori …