Opozita thërret ZRRE në raportim, LDK: Transparenca u sigurua pa mbështetjen e VV-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka bërë të ditur se Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të raportojë këtë të premte në një komision parlamentar, pas një iniciative të ndërmarrë nga deputetët e opozitës. Sipas saj, thirrja për raportim është siguruar përmes nënshkrimeve të deputetëve opozitarë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë mbështetje për këtë proces. Ymeri theksoi se edhe pa u konsoliduar plotësisht komisioni, opozita ka arritur të thërrasë mbledhjen dhe raportimin e ZRRE-së, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies institucionale. Ajo falënderoi deputetët që kanë mbështetur iniciativën, duke shtuar se angazhimi i opozitës ka qenë kyç për të siguruar mbikëqyrje parlamentare mbi institucionet e pavarura, pavarësisht mungesës së përkrahjes nga partia në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Deliu kritikon Kurtin: Vendi drejt krizës politike dhe rrezikut për zgjedhje të reja

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka ngritur shqetësime serioze për vonesat në …