Avokati Bajraktari: Provat e reja pas mbylljes së çështjes rrezikojnë drejtësinë në Hagë

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të Prokurorisë për paraqitjen e provave të reja në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Hagë, duke i cilësuar këto veprime si cenim të rëndë të parimeve themelore të drejtësisë. Sipas tij, pas mbylljes së çështjes më 18 shkurt 2026, në përputhje me Rregullën 136 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, nuk duhet të lejohet paraqitja e materialeve të reja, përveç në rrethana të jashtëzakonshme dhe të arsyetuara qartë. Bajraktari thekson se çdo devijim nga kjo rregull përbën shkelje të drejtpërdrejtë procedurale dhe rrezikon parime kyçe si siguria juridike, barazia e palëve dhe e drejta për mbrojtje efektive. Në këtë kontekst, ai ngre pikëpyetje serioze nëse janë përmbushur kushtet ligjore për pranimin e provave të reja, përfshirë ekzistimin e rrethanave të veçanta, arsyetimin e detajuar nga Trupi Gjykues dhe garantimin e mundësisë reale për kundërshtim nga ana e mbrojtjes. “Rregulla 136 nuk është thjesht një formalitet procedural, por një garanci thelbësore për një proces të drejtë dhe të barabartë. Çdo shmangie nga ajo cenon integritetin e gjithë procesit gjyqësor,” vlerëson ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deliu kritikon Kurtin: Vendi drejt krizës politike dhe rrezikut për zgjedhje të reja

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka ngritur shqetësime serioze për vonesat në …