Ramush Haradinaj kritikon LVV-në: Po luhet me kohën për presidentin, jo me interesin e shtetit

Kryetari i Ramush Haradinaj ka ngritur shqetësime për, siç e quan ai, një qasje të kalkuluar politike nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri. Para fillimit të seancës, Haradinaj deklaroi se LVV-ja po e zvarrit qëllimisht procesin, duke pritur përfundimin e mandatit të Vjosa Osmani, në mënyrë që kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, të marrë rolin e ushtrueses së detyrës së presidentes. Sipas tij, kjo strategji nuk ka të bëjë me stabilitet institucional, por me kontroll politik të situatës.
“Po shihet qartë që nuk ka ngutje, sepse ekziston një plan i brendshëm për ta menaxhuar tranzicionin sipas interesave të tyre. Fillimisht synohet që kryetarja e Kuvendit të bëhet ushtruese e detyrës së presidentit, e pastaj të hapen konsultimet,” u shpreh Haradinaj. Ai theksoi se një qasje e tillë rrezikon ta kthejë një proces të rëndësishëm shtetëror në një lojë taktike partiake, duke lënë në hije nevojën për konsensus dhe stabilitet politik në vend. Haradinaj bëri të ditur se AAK,  ende nuk ka marrë një qëndrim përfundimtar për votimin e presidentit, pavarësisht se disponon gjashtë vota në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Deliu kritikon Kurtin: Vendi drejt krizës politike dhe rrezikut për zgjedhje të reja

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka ngritur shqetësime serioze për vonesat në …