Eman Rrahmani ka reaguar pas mosmbështetjes së kërkesës për debat në Kuvend lidhur me ekspozitën e organizuar nga Shkëlzen Gashi

Në një postim publik, Rrahmani ka thënë se mosvotimi i iniciativës për debat nga deputetët e Lëvizja Vetëvendosje tregon qëndrimin e tyre ndaj kësaj çështjeje. “E kam thënë edhe më herët, dhe kjo u dëshmua sot në Kuvend nga Vetëvendosje, me mosvotimin për të diskutuar rreth këtyre veprimeve. Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit. Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë. Sot në Kuvend, financuesja e ekspozitës, Albulena Haxhiu, dhe Vetëvendosje dolën në mbrojtje të ekspozitës, duke mos lejuar debat në Kuvend për këtë çështje”, ka shkruar Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …