Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykata Speciale, duke e cilësuar atë si shkelje të parimeve të një procesi të drejtë gjyqësor. Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se pas mbylljes së rastit, Prokurorisë nuk duhet t’i lejohet dorëzimi i materialeve të reja, pavarësisht formës se si ato paraqiten. “Ky vendim i fundit i Gjykatës Speciale është një tjetër goditje ndaj parimit të një procesi të drejtë. Pas mbylljes së rastit, lejimi i Prokurorisë për të dorëzuar materiale të reja, duke i quajtur ato ‘njoftime’ e jo ‘prova’, përbën një manovër të rrezikshme procedurale që cenon drejtpërdrejt barazinë e palëve në proces”, thuhet në reagim. Sipas OVL-UÇK-së, kjo qasje kufizon mundësinë e mbrojtjes për një përballje të barabartë në gjykim. “Në këtë mënyrë, mbrojtjes së bashkëluftëtarëve tanë po i kufizohet mundësia për një përballje të barabartë, duke e shndërruar drejtësinë në një proces të njëanshëm. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi standarde të dyfishta”, thuhet më tej në reagim.
Creator: Bram Vreugdenhil
|
Credit: Maarten Boer
Copyright: Bram Vreugdenhil
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
