Time Kadrijaj me akuza të rënda ndaj VV-së: “Sponsorizojnë grupe që sulmojnë UÇK-në dhe luftën”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.  Ajo deklaroi se, sipas saj, kjo parti qëndron pas grupeve që kritikojnë dhe, siç u shpreh ajo, ofendojnë luftën çlirimtare, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe figurat e saj kryesore. “Ata vet janë sponsorizues të atyre grupeve për ta denigruar  luftën dhe për ta denigruar çdo kënd që ka qenë në luftë dhe pjesë e saj. Janë sponsorizues që të shajnë komandantët dhe madje edhe UÇK-në”, tha Kadrijaj. Deklaratat e saj vijnë në një kohë të tensioneve të vazhdueshme politike në vend, ku përplasjet mes partive për çështje që lidhen me luftën dhe narrativën historike po bëhen gjithnjë e më të ashpra.

Kontrolloni gjithashtu

Vendoset pllakë përkujtimore në shtëpinë e veprimtarit Zijadin Hoxha, nderohet jeta dhe kontributi i tij për lirinë

Në një ceremoni të mbajtur sot në Prishtinë, është vendosur pllakë përkujtimore në shtëpinë e …