Time Kadrijaj i reagon Rozeta Hajdarin: “Kur flet për korrupsion, më vjen me qeshë”

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shpërthyer me kritika të ashpra në Kuvendin e Kosovës gjatë debatit për rritjen e çmimeve të naftës, duke sulmuar drejtpërdrejt ministren Rozeta Hajdari. Kadrijaj tha se është “për të qeshur” që Hajdari flet për korrupsion, duke iu referuar aktakuzës ndaj saj për keqpërdorim të rezervave shtetërore gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë. “Kur po flet Rozeta Hajdari për korrupsion, më ka ardhë me qeshë… Njeri që i ka vjedhë rezervat shtetërore, i ka bërë dëm këtij vendi dhe del sot flet për korrupsion. Marre!”, është shprehur Kadrijaj. Ajo kritikoi gjithashtu Qeverinë për mungesë të rezultateve konkrete, duke theksuar se, sipas saj, pushteti aktual vazhdimisht po gjen arsye për dështimet, duke përmendur pandeminë, luftën në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit ndërkombëtare. Nga ana tjetër, më herët gjatë seancës, Hajdari kishte mbrojtur qëndrimin e Qeverisë, duke deklaruar se ekzekutivi është përballur me një trashëgimi të rëndë korrupsioni nga qeveritë e kaluara. Sipas saj, keqpërdorimet dhe lidhjet me interesa të ngushta kanë penguar zhvillimin e tregut dhe konkurrencën e drejtë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza kritikon Qeverinë në Kuvend: Varfërimi i qytetarëve është rritur për 6%

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin …