Kosova më pro-amerikane në botë, “Gallup”: Ambasada e quan dëshmi të miqësisë së fortë me SHBA-në

Kosova renditet si vendi me opinionin më pozitiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave të publikuara nga Gallup. Sipas këtij raporti, Kosova lë pas vende si Izraeli dhe Shqipëria, duke u pozicionuar në krye të listës globale për mbështetje ndaj SHBA-së. Në pesëshen e parë përfshihen gjithashtu Polonia dhe Filipinet. Raporti thekson se këto vende, përveç mbështetjes së lartë për SHBA-në, shfaqin edhe qëndrime më kritike ndaj Kinës. Ndërkohë, shtete si Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu shfaqin një afrim relativ më të madh me Kinën, shpesh i ndikuar nga qëndrime negative ndaj SHBA-së. Lidhur me këtë vlerësim, Ambasada e Kosovës në Uashington e ka cilësuar rezultatin si një dëshmi të qartë të marrëdhënieve të forta mes dy vendeve. “Sipas raportit të fundit nga ‘Gallup’, Kosova regjistron miratimin më të lartë neto relativ për Shtetet e Bashkuara në mbarë botën. Një tjetër dëshmi e partneritetit të fortë dhe miqësisë së qëndrueshme midis dy vendeve tona!”, thuhet në reagimin e ambasadës. Ky vlerësim vjen si reflektim i marrëdhënieve historike dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fusha të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza kritikon Qeverinë në Kuvend: Varfërimi i qytetarëve është rritur për 6%

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin …