Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Duke komentuar ankesat mbi vështirësit e shumta me të cuilat po ballafaqohen qytetarët dhe idetë për zgjidhjen e tyre, ajo ka theksuar se esenca e problemeve nukështë nafta por Albin Kurti. “Jemi mësu me dëgju këtë mashtruesin që e kam këtu, po shpresoj që edhe ju keni fillu me kuptu mashtrimin e tij. Ky ka qejf me tregu përralla. Unë po ia ofroj një zgjidhje shumë konkrete, kryeministër nuk ke nevojë me ia ndalë paret as lehonave as pensionistëve as studentëve, as askujt. Veç zvogëlo kabinetin qeveritar, bëje me 12 ministri qysh e ke premtu të dalin pare për me subvencionu naftën. E ke bërë kabinetin me 20 ministri si me qenë Kosova, Kinë. Për me ardhë në pushtet ke thënë që Kosovës nuk i duhen më shumë se 12 ministri. Mjetet që i kursen prej ministrive të dalin mjaftueshëm për subvencionimin e naftëtarëve” ka theksuar deputetja, Ganimete Musliu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
