Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ulja e akcizës dhe TVSH-së nuk janë zgjidhje e drejtë e as e qëndrushme. Ai ju ka theksuar se është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta, por duhet të gjendet rruga më e dobishme dhe e qëndrueshme. “Në kohë sfiduese kur çmimet globale të energjisë dhe naftës kanë luhatje, është e lehtë të kërkohën zgjidhje të shpejta, por detyra jonë nuk është ta zgjedhim rrugën më të lehtë, por rrugën më të drejtë, të dobishme dhe më të qëndrueshme për vendin tonë. Te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta, pasi nuk ka pasue kufizim të furnizimit dhe as humbje të derviateve. Kërkesat në këtë seancë nuk janë të reja ose të papritura, në vazhdimësi në secilën krizë ose luhatje, që kanë qenë shumë në këto 6 vite, të parat masa të propozuara kanë qenë heqja apo ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën. Në pamje të parë kjo duket si zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë, por në realitet është një zgjidhje e kushtetueshme” ka theksuar kryeministri, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
