Janina Ymeri: Ministrja, Mimoza Kusari-Lila ka treguar që nuk ka as fuqi as dijeni me nxjerr prej situatës Kosovën

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka drejtuar kritika nga ministres sTregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka thënë për të se nuk ka as fuqi as dijeni me nxjerr Kosovën prej situatës së rëndë në të cilen ndodhet. “Aq mirë i ka menaxhu marzhat sa u dashtë me bë thirrje në media, kush e sheh çmimin më shumë se 1.83 le ta raporton. Qysh ministri ton këtë kohë  e kemi humbur na, normal unë nuk t’besoj hiç, por tjerët, tu mëndu që ti mundesh me punu me marzha edhe me i kontrollu. Sot ka dalë që ti marzhat nuk i kontroll hiç. Kjo paaftësi kallzon që përtej votave nuk ki fuqi as dijeni me nxjerr prej situatë këtë vend ku është” ka theksuar deputetja, Janina Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova më pro-amerikane në botë, “Gallup”: Ambasada e quan dëshmi të miqësisë së fortë me SHBA-në

Kosova renditet si vendi me opinionin më pozitiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas …