Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj Gjykatës Speciale në Hagë të cilen e ka quajtur raciste. Duke komentuar zhvillimet e fundit në këtë Gjykatë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar se “opinioni në Kosovë dhe çdo kund ku jetojnë shqiptarët është i shqetësuar me veprimet e fundit të Prokurorisë Raciste të Specializuar që edhe pas afatit të përcaktuar me ligj po dërgon materiale në GjRS kundër të akuzuarve, duke ndërhyrë brutalisht në parimin e prezumimit të pafajësisë. Kjo Gjykatë monstruoze ka për qëllim rishkrimin e historisë, kriminalizimin e luftës çlirimtare në bashkëpunim me Serbinë dhe mbetjet e tyre njerëzore, ‘kombëtare’, politike dhe morale nën patronatin e institucioneve aktuale në Kosovë. Ky monstrum juridik askujt nuk i jep llogari, nuk lejon monitorim të pavarur dhe nuk e di çka është transparenca dhe llogaridhënia. Po sillet si Gjykatë tipike kolonialiste dhe abuzuese me drejtësinë. Kur t’i kemi parasysh këto ‘fakte’ të prokurorisë dhe Gjykatës në Hagë nuk është aspak e vështirë të parashihet vendimmarrja” thuhet në mes tjerash në reagimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
