Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Kërkesa për rritje prej rreth 20% prej tre operatorëve nuk është gjë e duhur për shkak të ekonomisë së vendit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala e ka quajtur të paarsyeshme kërkesën për rritjen e cmimit të energjisë elektrike ndërsa paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtyrje të tarifave të reja të energjisë elektrike deri më 1 maj, e ka quajtur vendim politik.  “Çmimi nuk duhet rritur asesi për shkak të rrethanave që ka ekonomia e vendit, por shqetësuese përsëri mbetet çështja e vendimmarrjes së ZRRE-së, e cila në parim ka hapur procesin e pranimit të kërkesave të kompanive shërbyese energjetike, ka dalë me qëndrim se ato janë rreth 100 milionë euro, ka pasur afatet ligjore kur do duhej të hapej debati për këtë temë dhe i ka shtyrë, ka shtyrë edhe afatin e pranimit të kërkesave jashtëligjshëm dhe tani e shtyn edhe çështjen e vendimmarrjes” ka thënë për Ekonomia Online, deputeti, Fetrat Shala. Ai ka shtuar më tutje se veprimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtyrjen e afatit të tarifave të reja të energjisë elektrike deri më 1 maj,  janë në shërbim në shërbim të politikës ditore. Kjo nënkupton që ata janë pjesë e lojës politike për shkak të situatës politike kur ne jemi në prag të procesit të zgjedhjes së presidentit apo të zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza: Nuk është arritur ndonjë marrëveshje gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruae se nuk është arritur ndonjë …