Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj ka vlerësuar se ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” ka përmbajtur pasaktësi si rezultat i interpretimit të gabuar të të dhënave. “Ne e kemi një listë të përgjithshme që përmban 13,548 emra dhe sigurisht në mesin e të dhënave që gjenden në atë listë është edhe statusi i personave të vrarë apo të zhdukur. Pra, nëse kanë qenë civilë apo pjesëtarë të UÇK-së apo të forcave të tjera. Kjo është shumë e rëndësishme për atë rekordin historik edhe për pranimin e kontributit që e kanë dhënë ata edhe është e rëndësishme edhe për familjet e personave që kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së dhe janë vrarë, që të figurojnë si të tillë. Mirëpo shfrytëzimi i asaj liste pa ndonjë njohuri më të thellë, është problematike dhe sjell te këto probleme siç ishte problemi me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 98-99″ ka thënë mes tjerash drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
