IKD: Kryesia e kuvendit “në mënyrë arbitrare” ka shpallur konkurs të ri

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vlerësuar se se kryesia e Kubvendit të Kosovës në mënyrë arbtirare ka shpallur konkurs të ri. Në komunikatën për media, Instituti i Kosovës për Drejtësi, shton se kryesia e kuvendit “në mënyrë arbitrare” ka shpallur konkurs të ri, duke mos votuar asnjërin prej kandidatëve të propozuar, gjë e cila, shton IKD, është në kundërshtim të hapur me legjislacionin në fuqi. Në këtë rast, moszgjedhja e kandidatit nuk është thjesht një lëshim procedural. Ajo përbën refuzim për të zbatuar ligjin sipas rezultatit të një procesi të ligjshëm administrativ. Kështu, kjo mënyrë e veprimit paraqet ndërhyrje arbitrare në një procedurë që tashmë kishte përfunduar. Më shqetësues është fakti se propozimi për anulimin e konkursit nuk ka marrë as mbështetjen e nevojshme në Kryesi. Me tre vota për dhe tre abstenime, Kryesia nuk ka arritur të marrë asnjë vendim përfundimtar, duke e lënë Kuvendin në një situatë të papranueshme të paralizës së një institucioni të rëndësishëm” thuhet në reagimin e Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave

Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj minave, të cilat marrijn dhjetëra mijë jetë njerësh …