Ministri i Jashtëm i Shqipërisë mbështet protestën e studentëve në Shkup: Kërkesa e drejtë dhe legjitime

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, duke e cilësuar kërkesën e tyre si të drejtë dhe legjitime. Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar protestë, duke kundërshtuar pamundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, pavarësisht se kjo e drejtë garantohet me Kushtetutë dhe ligj në Maqedonia e Veriut. Në një reagim publik, Hoxha theksoi se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore që nuk mund të kufizohet apo vonohet nga procedurat administrative. Ai shtoi se institucionet kanë detyrim të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme në rastet kur ekzistojnë paqartësi ligjore. Më tej, krye diplomati shqiptar vlerësoi angazhimin e studentëve, duke theksuar se ata kanë vepruar në mënyrë demokratike dhe qytetare. Sipas tij, kërkesa e tyre meriton një përgjigje me të njëjtin standard përgjegjshmëria nga institucionet, përmes dialogut dhe respektimit të plotë të të drejtave të garantuara me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Akademik Arsim Bajrami mbështet kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut

Akademik Arsim Bajrami ka shprehur mbështetje të plotë për kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë …