Anulohen seancat në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrim të drejtësisë

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar anulimin e seancave gjyqësore të planifikuara për javën e ardhshme në rastin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve, që lidhet me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimit zyrtar, seancat e parashikuara për datat 14 dhe 17 prill 2026 janë anuluar, ndërsa nuk janë dhënë arsye të detajuara për këtë vendim. “Ju njoftojmë se seancat e planifikuara për datat 14-17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë anuluar. Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme”, thuhet në njoftim. Rasti ndaj Thaçit dhe të bashkakuzuarve po trajtohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe lidhet me pretendime për pengim të administrimit të drejtësisë. Seancat pritet të riplanifikohen në një datë të mëvonshme që do të bëhet e ditur nga gjykata.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami kërkon prioritet absolut për gjykimin në Hagë – kritika për rolin e institucioneve

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që çështja e gjykimit …