Bram Vreugdenhil
Creator: Bram Vreugdenhil | Credit: Maarten Boer Copyright: Bram Vreugdenhil

OVL e UÇK-së kritikon Specialen: Injorimi i Rezolutës së Kuvendit dëmton besimin në drejtësi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar ashpër ndaj përgjigjes së gjykatës speciale në Hagë, lidhur me Rezolutën e Kuvendi i Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe formale. Sipas reagimit, reduktimi i një rezolute parlamentare në një njoftim administrativ, pa reflektim në përmbajtje, përbën një qasje që cenon vetë institucionin që ka themeluar këtë gjykatë. OVL e UÇK-së thekson se Dhomat e Specializuara burojnë nga vendimmarrja e Kuvendit të Kosovës dhe nuk mund të veprojnë të shkëputura nga vullneti sovran i tij. Sipas tyre, një përgjigje që përkthehet në “marrje në dijeni” pa veprim konkret është zhgënjyese dhe dëmton besimin e qytetarëve në drejtësi. Në reagim rikujtohet se UÇK-ja ka zhvilluar një luftë të drejtë për liri dhe se udhëheqësit e saj meritojnë trajtim me dinjitet dhe barazi të plotë para drejtësisë. Në fund, organizata kërkon që Rezoluta e Kuvendi i Kosovës të trajtohet me seriozitet dhe të reflektohet në vendimmarrje konkrete, duke theksuar se respektimi i sovranitetit të Kosovës nuk është opsion, por detyrim.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …