Kryetari Smajl Latifi ka uruar mbetjen në Superligë të KB Rahoveci 029

KB Rahoveci 029 mbetet në SUPERLIGË!

Çfarë nate!, Çfarë emocioni!

KB Rahoveci 029, me një fitore pas vazhdimeve ndaj Golden Eagle Ylli, me rezultat 8️⃣9️⃣ me 8️⃣3️⃣, shkroi një kapitull krenarie për qytetin tonë dhe vulosi qëndrimin në SUPERLIGË, aty ku i takon.

Ky ekip nuk njeh dorëzim.

Ky ekip lufton, beson dhe fiton edhe atëherë kur duket e pamundur.

Si kryetar i Komunës, ju siguroj: Rahoveci është dhe do të mbetet përkrah jush, fuqishëm dhe pa rezervë!

Urime, KB Rahoveci 029! 🔵⚪️

Urime, Vreshtarë, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl latifi postuar në rrjetin e tij social, Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …