Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mbrojtur sulmet e fundit të SHBA-së ndaj Iranit, duke i krahasuar ato me ndërhyrjen e NATO gjatë luftës në Kosovë. Pompeo rikujtoi fushatën ajrore të fund viteve ’90, duke theksuar se gjatë Fushata e bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, forcat e NATO-s kishin goditur rrjetin energjetik në Beograd për të dobësuar strukturat komanduese të regjimit të Slobodan Milosheviç. Sipas tij, e njëjta qasje ishte mbështetur në atë kohë nga shumë prej kritikëve që sot kundërshtojnë veprimet amerikane në Iran. “Ata që janë të tronditur nga shënjestrimi i infrastrukturës industriale duhet të rifreskojnë historinë e tyre. Ky nuk është ndonjë largim radikal nga normat ndërkombëtare. Është një metodë e provuar – një metodë që ka përfunduar konfliktet dhe ka shpëtuar jetë”, ka shkruar Pompeo. Ai argumentoi se sulmet e kufizuara ndaj infrastrukturës iraniane, përfshirë termocentralet dhe urat, janë në përputhje me praktikat e mëparshme ushtarake dhe synojnë të ndikojnë në kapacitetet operative të kundërshtarit. Duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare, Pompeo theksoi se objektet që kontribuojnë në mënyrë efektive në veprimtarinë ushtarake mund të konsiderohen objektiva legjitime, duke humbur statusin e tyre të mbrojtur civil.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
