Rasti i ish presidentit Hashim Thaçi vë në pikëpyetje standardet e Gjykatës Speciale

Afati përfundimtar për shpalljen e aktgjykimit në rastin e Hashim Thaçi po afrohet, ndërsa debati për kohëzgjatjen e paraburgimit dhe standardet e drejtësisë po bëhet gjithnjë e më i ashpër. Sipas mbrojtjes, periudha prej mbi pesë vjetësh e gjysmë në paraburgim e tejkalon çdo praktikë të arsyeshme ndërkombëtare dhe ngre dyshime për zvarritje të qëllimshme të procesit. Avokati Luka Mishetiç ka kundërshtuar kërkesën e prokurores Kimberly West për vazhdimin e paraburgimit, duke sjellë shembuj nga praktika e gjykatave ndërkombëtare, ku në raste të ngjashme vendimet për lirim janë marrë menjëherë sapo është vlerësuar se mbajtja në paraburgim nuk është më e arsyeshme. Si precedent përmendet rasti i Zlatko Aleksovski, ku gjyqtarët organizuan lirimin urgjent pa pritur procedura të gjata, si dhe rasti i Jean-Pierre Bemba, ku një vendim për lirim u mor brenda të njëjtës ditë, pavarësisht proceseve të tjera në zhvillim. Mbrojtja argumenton se nëse standarde të tilla janë zbatuar në gjykata të tjera ndërkombëtare, atëherë moszbatimi i tyre në këtë rast përbën trajtim të pabarabartë dhe potencialisht politik. Sipas saj, nëse paneli arrin në përfundimin se paraburgimi nuk është më i justifikuar, lirimi duhet të ndodhë menjëherë, pa pritur shpalljen e plotë të aktgjykimit. Ndërkohë, me afatin që përfundon më 19 maj, pritjet rriten nëse gjykata do të veprojë në përputhje me praktikat ndërkombëtare apo do të vazhdojë me një qasje që po kritikohet si e zvarritur dhe e pabarabartë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …