Në ndriçim të kaluarës, kundër harresës spikasin burra e atdhetar që nuk u dorzuan gjatë jetës, përkundër sfidave të rënda dhe përballjes me luftën; jetë a vdekje!
I këtillē ishte Aliu, djali i madh i Ymer Devetakut, i cili “vdekjen e mbajti nën dhëmbë” siç thot populli ynë.
Aliu lindi në Dervent të Fushë Krujës, mësimin fillestar e mori në vendin e lindjes (Shqipëri), ndërsa frymzimin dhe dashurin për Kosovën i mori nga Ymer Devetaku, prijës i Lëvizjes Kaçake për Rajonin e Ferizajt, dhe rrethi i gjërë familjar.
Duke qenë, më i madhi fëmij i Ymerit, Aliu ishte krah pune në mbajtjen e familjes, ngase vëllazrit tjer; Fazliu dhe Bajrami ishin më të rinjë. Veprimtaria e Aliut për atdheun, filloi qysh në moshën 16 vjeqare, në mbështetje të vazhdueshme luftarake të Ymer Devetakut, shokëve të Ymerit dhe LËVIZJES KAÇAKE!
Viti 1941- Lufta e Dytë Botërore, hapi mumdësinë e kthimit të familjes së Ymerit në Devetak, ku Aliu nuk do t’ i ndahat babait në ngritjen e shtëpisë.
Kjo kohë solli okupimin Italo – Gjerman dhe luftën e popullit të Kosovës kundër okupimit. Në viset shqiptare nën Mbretërin Jugosllave ky okupim nga shqiptarët përjetohej si “çlirim”, sepse okupuesi i rij kishte lejuar përdorimin e simboleve kombëtare, shkollimin në gjuhën shqipe, administratën dhe kultivimin e trashëgimisë dhe kulturës kombëtare!
Andaj, Ymeri ishte i regjur në rrethanat e luftës kundër Serbisë okupatore.
Ndërsa në kohen e mbretërisë SKS detyrohet fillimisht për dy vite të qëndron në Shqipëri – Pobreg, kurse rreth vitit 1926, familja e Ymerit vendoset nē Dervent të Fushë Krujës.
Për Aliun vitet 1941 – 1946, deri te lufta e Ymerit në Shpellë, dhe burgosja e tij, janë vite të përballjes me egzistencën dhe mbijetesën. Aliu, nuk iu nda për asnjë çast Ymerit.
Në kohën e rrethimeve te vazhdueshme që i bëheshin Ymerit, Aliu ishte në qëndresë, pra aty s’bashku me familjen.
Në kohën e plagosjes së Ymerit, Aliu ishte ndihmësi dhe kuratori kryesor i tij, ndërsa për rreth 6 muaj të qëndrimit në shpell, te Kërrshi i Feratit në Devetak, Aliu ishte luftaraku dhe shoqëruesi i pandashëm i Ymerit.
Ndërsa natën e 5 gushtit 1946, kur vetvritet Ymeri dhe nuk dorzohet, Aliu s’bashku me Ajet Muqën, Hysen Rexhepin dhe Hasan Rexhepin, dajallar të Aliut, nga Kabashi i Prizrenit, e kaluan natën në luftime të vazhdueshme të qarjes së rrethimeve dhe pritave të patrollave të OZN-s dhe partizaneve, kështuqë bien heroikisht Ali Muqa dhe Hysen Rexhepi në Llanisht të Shtimes. Kurse shpëtojnë Ali Ymer Devetaku dhe Hasan Rexhepi.
Aliu dhe Hasani, pas një kohe detyrohen të dorzohen, për hirë të shpëtimit të familjeve të tyre nga persekutimet e pushtetit komunist. ALI burgoset ku pas nje kohe lirohet nga Burgu, dhe detyrohet te shperngulet ne qytetin e Ferizajt ndersa Hasani pas mbajtjes së dhjetëra vite burg të rëndë në Serbi, ikë nga burgu dhe, me familjen e tij të ngushtë arratiset në Shqipëri.
Aliu, deri në çlirimin e Kosovës e kaloi me një kujdesje dhe përkushtim të veqant, i heshtur, në mbështetje tē familjes. Ndërsa kujtesën e mbajtur peng të ndrydhur shpirtërisht nē vetvehtè, filloi ngadal ta hap për opinionin publik, tek pas viteve 90- ta.
Në vitin 2001 ai foli publikisht, në AKADEMINË HISTORIKE për nder të Ymer Devetakut, mbajtur nën kujdesin KK të Shtimes, dhe vendosjes së shenjēzimit te VARRI I YMER DEVETAKUT.
Nga kjo familje dolën ushtarë të UÇK, nipa e mbesa! Fadili dhe Florimi, djem të Fazliut, nipa të Aliut ishin vazhdimēsia e luftës për liri e çlirim, aty ku e ndezi zjerrin e lirisë njësiti i fundit i Lëvizjes Kaçake në gushtin e vitit 1946, në përbërje Ymer Devetaku, Hysen Rexhepi, ALI Ymer Devetaku, Ajet Muqa dhe Hasan Rexhepi e vazhduan nē vitin 1998/1999 djemtë e UÇK – së, s’ bashku me NATO- n dhe, erdhi liria me kapitullimin e Serbisë më 12 Qershor 1999!
Tani nga pasardhësit e Aliut, nipa e mbesa, ka shumë djem e vajza, burra e gra, që kan mbaruar fakultete në fusha të ndryshme, dhe e japin kontributin profesional me krenari në institucionet e shtetit tonë,
Aliu meriton mirënjohje të veqant të qëndresës ku Presidenca e Kosovës jep për personalitet e sakrificës. Besojmë se në t’ardhme Aliu do të dekorohet, post mortum me një DEKORATË të këtill.
Ky fragment i shkurtër, është një shkëputje nga libri monografik në dorshkrim: “YMER DEVETAKU – S’bashku me t’birin Aliun, Njësiti i Fundit i Lëvizjes Kaçake- 1946”, me rastin e kujtimit në përvjetorin e vdekjes së Aliut – 13, prill, 2015 – 13, prill, 2026.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
